Në verë, Barcelona u hodh “all-in” për të siguruar kartonin e Julian Alvarez, por Atletico Madrid refuzoi të futej në negociata, duke lënë “thatë” trajnerin Hansi Flick. Nga Barcelona u larguan edhe dy sulmues, Roberto Lewandowski-Ferran Torres, por këtë detaje nuk patën asnjë efekt negativ në rendimentin e ekipit, mbi të gjitha në fazën sulmuese, kjo për meritë të padiskutuar të një lojtari, brazilianit Raphinha.
Hansi Flick “shpiku” një pozicion të ri për kapitenin, duke e kthyer në pikë referimi në sulm, një lëvizje kjo që rezultoi e goditur pasi Raphninha është kthyer në golashënuesin më të mirë në La Liga. Me 12 gola në 7 ndeshje, Raphinha udhëheq listën e “bomberave” në Spanjë, i ndjekur nga Lamine Yamal. Rendimenti i brazilianit është fantastik në këtë fillim sezoni ku në total ka shënuar 14 gola, shifra që bindën drejtuesit e klubit t’i ofronin një kontratë të re.

E përditshmja spanjolle AS shkruan se Raphinha ka pranuar ofertën e re të klubit, është gati të firmos një kontratë të re deri në vitin 2030. Gjithnjë sipas AS, kontrata e re e Raphinha-s pritet të bëhet zyrtare këtë të premte.
Pavarësisht moshës, Hansi Flick beson jashtëzakonisht shumë te braziliani, madje i dhuroi edhe shiritin e kapitenit. Nëse nuk do të ishte për Flick, me shumë mundësi Raphinha do të transferohej në Arabinë Saudite. Së bashku me Raphinha pritet të rinovojnë edhe dy lojtarë të tjerë, Xavi Espart dhe Marc Bernal.
