Është çelur në Tiranë java kulturore e Britanisë së Madhe dhe e Ukrainës. Dy shtetet vijnë në një javë të përbashkët, duke sjellë në skenë krijues nga Mbretëria e Bashkuar, Ukraina dhe Shqipëria në një program që lidh traditat artistike me format bashkëkohore të shprehjes. Ambasadori Nicholas Abbott foli për peshën e kulturës në jetët tona.

“Kjo javë tregon forcën e kulturës edhe në kohët më të vështira. E kemi quajtur këtë nismë, të bashkuar me kulturën, sepse ajo është principi kryesor që drejton botën dhe formëson mënyrën se si ne planifikojmë, si bëjmë partnerë dhe si ofrojmë dhe jo vetëm për këtë javë, por edhe për marrëdhëniet tona me Ukrainën e Shqipërinë. Ne kemi pranë Ukrainës që në fillim, e jemi ende sot”, tha ambasadori.

Java u çel në Kinema Millenium, ku personalitete të ndryshëm të fushave të jetës në vend u bënë pjesë e celebrimit të kulturës si urë lidhëse. Një masterklas mbi artin e animacionit, nga artisti ndwrkombwtar, Tim Allen, eksploroi se si kukullat transformohen në shfaqje të besueshme dhe emocionalisht tërheqëse. Aktiviteti mblodhi skenën artistike, atë të biznesit e sipërmarrjes në një festë ku kultura lidh kombe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb