Klubi i Vllaznisë po kalon një ditë të turbullt. Fillimisht ishte bojkoti i lojtarëve që refuzuan të dalin në stërvitje pasi nuk janë paguar rrogat prej muajsh. Më pas, u përhap lajmi se Vioresin Sinani kishte dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv dhe në vend të tij ishte emëruar Alban Hasani.

Por në mes të këtij kaosi, ka qenë vetë Sinani ai i cili ka treguar publikisht se nuk ka asnjë informacion rreth një shkarkimi të mundshëm e aq më pak të ketë dhënë dorëheqjen.

“Nuk është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit sportiv. Mund të them vetëm që jam nën kontratë me ekipin, me klubin Vllaznia dhe kaq”, ishte deklarata në mediat lokale e Sinanit rreth kësaj teme e cila ka krijuar një kaos të jashtëzakonshëm në klubin kuqeblu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb