Aksident në afërsi të rrethrrotullimit të plukut në baypassin e autostradës në Lushnje.
Një automjet tip ford është përplasur me murin e një biznesi dhe ka rrëzuar një shtyllë ndriçimi e më pas ka përfunduar i përmbysur në njërën anë pas disa rrotullimeve.
Drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë nga ambulanca e thirrur në vendngjarje për në spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmën mjekësore.
Policia e qarkullimit në vendngjarje po dokumenton shkaqet e aksidentit dhe po disiplinon trafikun. Ndërkohë policia shkencore po kryen ekspertizën për të përcaktuar dhe shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke ecur me shpejtësi tej normave dhe ka humbur kontrollin mbi mjet dhe ka dalë nga rruga ku edhe është përplasur me objektin në anë të rrugës.
