Shpallja fajtor e Man.City për 114 nga 115 akuza për shkelje të rregullave financiare pritet të sjell një dëmtim shembullor për “qytetarët”, të paktën kështu shpresojnë rivalët e tyre, por deri në pritjen e masave, apo dënimeve, trajneri Enzo Maresca ka mbledhur ekipin përpara rifillimit të Premier League, duke kërkuar nga lojtarët angazhim maksimal. Marseca premton se të gjithë janë bashkë në këto momente dhe se ndjesitë janë pozitive përpara sfidës përballë Liverpool:

“Personalisht jam shumë i qetë, kemi besim të plotë te klubi. I kuptoj polemikat, por unë jam trajner dhe mendoj vetëm për aspektin sportiv. Lojtarët janë entuziast për dy ndeshjet e radhës, edhe për faktin se jemi në krye të tabelës”, u shpreh Marseca.

Në të njëjtën linjë me trajnerin Maresca ishte edhe Erling Haaland, me këtë të fundit që premtoi maksimumin përballë ekipit të kuq:

“Kam kaluar 4 vite këtu, është një periudhë e gjatë dhe speciale. Jam shumë i lidhur me qytetin dhe me tifozët, ndihem njëri prej tyre. Të dielën tifozët do të argëtohen, por duhet të qëndrojmë të bashkuar. Duhet të buzëqeshim gjithmonë, duhet të jemi pozitiv, çfarë do që të ndodhë. Ne do të përpiqemi të fitojmë këtë takim, të shijojmë momentin”, u shpreh Erling Haaland në një intervistë për Sky Sport.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb