Agron Gjekmarkaj

Kronika sot nuk do i bëhej havale miletit, nëse nuk do gjenim Kostaqin tek çirrte lekuren e kokes, persegjati, ulur në “shkallaret e seancës” tek qante me kokerr loti, me aq butësi e intensitet si askush me parë!!

U afruam të ndrojtur e pyetëm plot angështi, çka ngjarë, ç’ “zezonë na ka goditur, ç’qamet po vjen?!” Ai bënte një shenjë të mbytur me dorë, pa maraz, që lermëni, “mos më ngani!”

Evis Kushi, dukshëm e tronditur, i rrinte hazer me një gotë ujë, po mezallah se e pinte. Helm më mirë, ofshante! E shkreta Evis, s’dinte nga tia mbante. Ka axhelera ky post i ri, mejtonte.

Madje ajo kishte me vete edhe Edona Bilalin, e cila i lutej, aman, mblidhe veten, tregona a mos po na sulmon shkjau në kufijte veriore e me zë lufta në Tiranë, se atje pastaj shkon Ditmari në front para meje?! I le ambasadat dhe rrëmben maliherin si tani kunder Babos.

Ai nuk na e shoi menjëherë kureshtinë se qau dhe pak ashtu vënçe dhe mes ofshamave tha, e patë e pate? Ne meit, askush nuk merrte frymë!
Babo qënkesh i përzgjedhuri, ai flet me Zotin, çfarë modestie… ka një jetë që e mban fshehur, ai nuk eshte vetem njeri, por edhe luan. Sot ia tha Botës me një video , ndaj pa e kuptuar, ne e paskemi venerur, ashtu siç i ka hije Hyut, qellimi i jetes u permbush aleluja, janë lot shelbimi, gezimi e perndritjeje!
Dlirej shpirti i Kostaqit. Edhe Nikollaqit do i kishte kulluar xhani, po ta shihte aty si nje shenjtor pa kishe ku te falej. Eh Nikollaq, Nikollaq edhe butesia e Etildes u tejkalua.

Gaz Bardhi me Klevis Ballinë gjetshin ferrin qe gjuajten me veze, shishe e me fjalë soj e sorollop, pune e madhe se fshiu 15 Bashki , po shyqyr se grupi i PD nuk i ndoqi dhe i la te vetmuar në blasfemi , e ç’janë ato gjepura janë, per oreksin e tij , i prishet qejfi per pakogje , yt ju plaçin sytë ju plaçin ? Ç’jane 15 kodoshë e kodoshka qe vikan ne diskutim reformatorin e madh Maznikun e parë. Ç’qe Frederiku i Prusise para Arbjan qafirit ?

U mpimë te gjendur mes brishtesise se njeriut dhe madheshtise se Perendise !
Mendja dhe kujtimet na kthyen tek gjithesa ndodhi dje tek gjerat e tokes se me keto te qiellit u lamë sot ! Na u kujtua Erjon Braçe qe zinte koken me grushta mes deshires qe të behej hero dhe nevojes per të mbetur njeri ! Heronjte ikin nafaka mbetet.
Tek kaloi aty pranë Neta dyfeku psheretiu “ o Balo të hëngert tënja e ke te keqen perbrenda” !
Vullnet Sina humbi vullnetin për të luftuar i yshtur nga paqja se i gjalli ka selametin rrinte si nje kokorosh i madhengjyr nga faji !
Albana shkrimtarja e dashur e partisë sonë autorja e tre librave zgjedhor me plot subjekte per te ardhmen ishte kthyer nga një mergim as i gjatë as i shkurter , na pershendeti pa ngrohtesi entuziaste por edhe pa ftohtesi mbreselenese!
Enno Bozdo kishte një solemnitet të qashter pergjatë gjithë dites e thyente atë vetëm për te mekuar me dashamiresi dhe hov Ivi Kason serioziteti i te cilit pergenjeshtron çdo interpretim. Jorushi i Tabakeve pasi kishte thithur gjithe nektarin e elegances ne te veshur ja beri bam edhe ne te folur aqesa i sollem nje leng boronice qe ti njomej gjuha e te vazhdonte sulmin. E piu me shije pa ndonje mirnjohje te madhe.

Sypetrit Malaj kishte gjetur krenarinë e humbur qerratai se kur Ina Zhupa po llafosej embel me Sofjan lozonjarin ai tha na u drejtoni me zoti Minister se jam koxha burra , yndyrë e vatanit, meze e politikes , nur i qeverise ! Ina e degjoi dhe ashtu me gojen brisk qe mos befte hajer e trondit djalin kur ju pervesh ty do te therras zoti pordhac more teveqel pazari se ke qelbur dynjane me dengla nga para e nga pas, dake ti te drejtohem me zoti Minister!
Delina Ibrahimi vevetiu zu hundet me dore !! Shihte Enea Larasken Sofken e Sypetrinë e leshonte një ehhh ! Sikur thoshte burra me r te vogel.
Arkend Balla duke perfituar nga nje rastesi kerkoi te fuste pakez koken ne “kronike” si një personazh modest i saj pa madheshtinë e bëmat e Termese, ja dhamë një shans me kushtin qe mos të sillej si grami me vreshtin!
Ish Buçkoja tanimë i shnderruar në atlet pranoi të identifikohej madje shprehu deshiren qe te therritej me emrin Adi Qose ! Pyetem Ogin ! Ajo tha prishur mos qoftë! Kjo do jete nje dite e shenuar per te si te humbesh virgjerine si te hysh ne kronike me emer te pervecem.

Edhe ministri i bujqesise Rifat Salla na futi mik Saren e cila per nga marifeti nuk ka shoqe qe ta permendim me emer per te dekurajuar Gledian Llatjen ne garen per Elbasanin!

Meqenese dita qe e gjatë Autori i Kronikes takoi mjaft nga persoanzhet e veta ! Në një salle gjeti dhe Dilon qe kishte hequr kepucet dhe ju bente fresk me një dosje kembeve të djersitura! Tezja dje rrinte e menduar! E ka nje brëngë thonë. Demir Demo kerkonte respektin qe nuk po i mberrinte.
Tao sillej si qehaja ! E ka leshuar gojen goxha qekur i ngjit prape ne kalë. S’ka faj se ca kohe gjithe vegjelia desh i vuri kemben. Tao vonon po nuk harron. Nashi u rri rende.
Merrte e jepte me tel sepse Bela po i linte ne suspance te prisnin si te ishin kone jo vi jo nuk vi kur ja behu u ndriti balli ! Ishte hequr ca viranja. Ata te Fierit ishin gati te binin theror! Kidi i bente shenja te forta Gaz Bardhit per prerje e ndukje e shume gjera te llahtarshme. Ramoni shtonte rixhatë qe ti njihej ndonje merite.

Klosi u be mburoje me trup qe mos ti binte uji qe vinte nga ana tjeter se thone per mua qe jam qullc , he me gjuani. Jo uje po edhe ……. nuk do ti shmangem.
Ervin Hoxhen e shihnin me dyshim mos ju ben proçke me votimin , Klosi donte ti binte ne sy Taos si besnik dhe keshillonte Ervinin mos te marre koka ere voto me mend jo me zemren e Mamices e cila hedh gurin te kembet e Babos dhe fsheh doren pas Kronikes ! Bora kishte nje pertese intelektuale per te folur gjate ! Ndiente mall per Pandi Majkon qe shume e pat keshilluar si te bente prokopi. Zeniqeja shikonte embel Ermal Pacajn ndersa Ulesia zgerdhihej si firaun. Briseida Bakerri i gezohej momentit sepse Tao i kishte lente detyre te deshifronte shikimet dhe psheretimat e kolegeve para votimit!
23 tre deputet te panjohur dhe anonim prisnin me ankth tu ngarkohej nje detyre! Ceno Klosi ishte depiluar per festen e Reformes ashiku.

Toni meditonte nese molla e Adamit nuk do te kafshohej a do i vinte dita edhe nje zullapi si Gonxhe te behej minister? Ku është Le Festim de Gozha degjohej një zhaurimë!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: