Një grup senatorësh amerikanë dhe ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, kanë zhvilluar sot një takim në ambientet e SPAK-ut me kreun e këtij institucioni, Klodian Braho. Po ashtu ata kanë takuar dhe kreun e BKH-së, Joni Ketën.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Lala, delegacioni është pritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi tematikën e diskutimeve mes ambasadorit Wendt dhe kreut të SPAK-ut, Klodian Braho.
