82-vjeçarja Sose Djegësina jeton vetëm në një prej pallateve të Oblikës, në zonën e Anës së Malit, dhe prej 16 vjetësh kërkon të birin e humbur. Që prej vitit 1998, ajo nuk ka dëgjuar asgjë për djalin e vetëm, Lush Djegësina, i cili punonte në Selanik të Greqisë.

Në pamundësi për të lëvizur jashtë Shkodrës, ka bërë vetëm denoncim në polici. Rasti i fundit që ka komunikuar me Greqinë, ka qenë Janari i 1998, ku në telefon i është përgjigjur një tjetër person.

Në fund të vitit të shkuar, 82-vjeçarja ka mësuar nga disa persona, se i biri gjendet në një burg të Greqisë. E moshuara kërkon ndihmën e shtetit, për të mësuar të vërtetën rreth djalit të saj. (klan)
(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: