FIER – Tre persona janë plagosur me thikë, pasditen e sotme në Fier, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në një ceremoni martesore në fshatin Radostinë në Fier, ku dasmorët janë konfliktuar fillimisht me fjalë dhe më pas sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e thikave.
Për pasojë tre persona kanë marrë plagë në trup dhe janë dërguar në spitalin e Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mjekëve të spitalit, gjendja e të plagosurve nuk është e rëndë.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20 të ditës së sotme, në lokalin e shtetasit D.F.
Ndërkohë policia ka shoqëruar autorët A. Bajrami, 21 vjeç dhe K. Pashko 33 vjeç, të cilët kanë plagosur me thika shtetasit L.S. 54 vjeç. A.S. 19 vjeç dhe G.N. 25 vjeç banues në Radostinë.
(er.nu/BalkanWeb)
