12 pikë në 6 javë janë shifrat që nuk “ngrohin” tifozët e Milan, me ekipi kuqezi që vijon sezonin me ulje-ngritje. “Djajtë” e Amorim ngecin këtë herë në transfertë përballë Sassuolo-s, një “X” 1-1 i vendosur në fraksionin e dytë, në një kohë kur pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku spikati fillimisht dëmtimi i Gabbia-s një goditje me kokë e Ramos.
Në minutën e 63-të, Rabiot zhbllokoi sfidën me një super gol, ku predha e tij brenda në zonë përfundoi në rrjetë, me Muric që e kishte të pamundur ta ndalte. Festa e Milan nuk zgjati shumë pasi 5 minuta më vonë, Sassuolo barazoi shifrat pas një rrëmuje në zonë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi. Dy ekipet tentuan të dilnin me pikë të plota nga kjo sfidë, por Muric dhe Mike Maignan ishte të pakalueshëm. Me pikën e marrë në Reggio Emilia, Milan e sheh veten në vendin e 5-të në kuotën e 12 pikëve, 4 pikë larg Inter kryesues.
Pa diskutim ky X nuk kënaq trajnerin Amorim: “Asnjëherë nuk je i kënaqur kur nuk fiton. Pas golit të Rabiot duhet ta kontrollonim më mirë, të kishim më shumë kontrollin e topit për të ndalur reagimin e rivalëve. Nuk mund të pësojmë gol në atë mënyrë gjatë një goditje këndi. Nuk mund të hedhin në errë në këtë mënyrë dy pikë, duhet të vrisnim ndeshjen, duhet të ndryshojmë mentalitetin”, u shpreh Amorim.
