Mbretëresha Suthida e Tajlandës ka pilotuar për herë të parë një avion luftarak Saab JAS 39C Gripen, duke u bërë pilotja e parë femër e këtij modeli në historinë e vendit.
Monarkja 48-vjeçare kreu fluturimin më 8 tetor, duke u nisur nga baza ajrore Wing 7, në provincën Surat Thani. Fluturimi me avionin luftarak suedez zgjati 41 minuta dhe u shoqërua nga bashkëshorti i saj, mbreti Maha Vajiralongkorn, 74 vjeç.
Queen Suthida flew a fighter jet solo for the first time, with King Maha Vajiralongkorn watching from the ground, the Bureau of the Royal Household said https://t.co/j1t6tIiGUs
— Reuters (@Reuters) October 9, 2026
Pas uljes së sigurt, mbreti e priti me një buqetë me lule dhe i vendosi në mëngën e uniformës një emblemë të artë, si shenjë e përfundimit me sukses të fluturimit.
The Queen of Thailand took control of a fighter jet alone for the first time and received a medal from the King after a successful landing https://t.co/GuUfpco0Od
— LIMON (@limondar0) October 10, 2026
Sipas një deklarate të Zyrës së Pallatit Mbretëror, Suthida ka përvojë të konsiderueshme si pilote. Që prej fillimit të fluturimeve në vitin 2010, ajo ka regjistruar rreth 1.188 orë fluturimi me lloje të ndryshme avionësh, përfshirë Boeing 737. Ajo ka shërbyer gjithashtu si bashkëpilote në avionët që kanë transportuar mbretin gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit.
The Queen of Thailand flew a fighter solo today, becoming the first and only queen in the world to pilot a fighter jet https://t.co/I88eJH5Q32
— Interesting things (@awkwardgoogle) October 9, 2026
Përpara fluturimit me avionin Gripen, mbretëresha përfundoi një program të posaçëm trajnimi, sipas kërkesave të Forcave Ajrore Mbretërore Tajlandeze. Trajnimi përfshinte procedurat e emergjencës dhe fluturime në simulator. Fluturimi shënon një moment të veçantë për Suthidën, e cila krahas detyrave të saj mbretërore ka ndjekur edhe një rrugë të gjatë trajnimi në aviacion.
