TIRANE– Kryeministri Edi Rama postoi në faqen e tij në Facebook, mbrëmjen e së mërkurës, një foto të bulevardi i ri të qytetit të Lushnjes, që ka ndryshuar pamjen fale financimit të Rilindjes Urbane, siç e cilëson kryeministri.
Në postimin e tij, Rama shkruan: “Mbrëmje në Lushnjë. Bulevardi i ri i qytetit, një projekt i financuar nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane”.
Më herët, kryeminitri Rama ka postuar në statusin e tij hyrjen e qytetit të Lushnjes, që tashme është transformuar.
“Rilindja Urbane në Lushnjë. Hyrja në Bashkinë e re të Lushnjës, e transformuar nga një shteg rrënimi plot gropa, baltë e pluhur dhe ndërtime të paligjshme, në një segment me shije e cilësi europiane”, shkruan Rama.
(er.nu/BalkanWeb)
