Pas suksesit ndaj Parmës në Serinë A, me zikaltrit që u rikthyen tek fitoret duke vijuar kryesimin e renditjes, tashmë është koha që milanezët të përqëndrohen në Champions League. Zikaltërit presin Club Brugge në San Siro, në ndeshjen që do të luhet të martën në mbrëmje. Trajneri i Interit, Christian Chivu pritet t’u besojë titullarëve kryesorë.

Në sulm rikthehet kapiteni Lautaro Martinez, i cili do të formojë dyshen me Marcus Thuram, me objektivin për t’i dhënë fund serisë prej gjashtë ndeshjesh pa shënuar në Champions League. Në mesfushë pritet të rikthehen Barella dhe Zielinski, me Calhanoglun në organizimin e lojës, ndërsa në mbrojtje do të jenë sërish Akanji dhe Bastoni, së bashku me Bisseck. Në krahun e djathtë mbetet e hapur gara mes Diouf dhe Luis Henrique, ndërsa Dimarco do të luajë në të majtë.

Në portë pritet të jetë Martinez. Interi kërkon një tjetër paraqitje bindëse për të nisur me rezultat pozitiv një fazë të rëndësishme të aventurës europiane, në kërkim të pikëve të para pas disfatës ndaj Real Madrid në javën e parë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: