Më shumë se 40 persona janë shoqëruar nga policia, gjatë protestës së sotme të studentëve.

Revolta e studentëve është zhvendosur në disa akse kryesore në kryeqytet. Fillimisht protesta nisi te Ministria e Arsimit për t’u zhvendosur më pas te Bashkia e Tiranës, ku edhe iu vendos flaka. godinës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Gjithashtu është ndezur zjarr edhe te “Pazari i Ri”. Protestuesit i kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave në disa akse kryesore në rrugët e Tiranës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Protesta u shoqërua me përplasje mes policisë dhe studentëve, ndërsa vijojnë edhe shoqërimet e protestuesve nga policia.

Efektivë të policisë gjithashtu u vendosën gardh në disa zona për të shpërndarë protestuesit.

Një studenti raportohet se i kanë thyer këmbën. Gjithashtu është konfirmuar për News24 se i është nënshtruar një operacioni. Fillimisht u raportua se i riu ishte në gjendje kome.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Situata u përshkallëzua, ndërsa studentët vijuan për rreth 9 orë.

Shqetësues mbetet edhe dhuna e përdorur nga policia gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestuesit. Shumë studentë janë dhunuar me grushte e shkop gome, disa prej tyre janë tërhequr zvarrë gjatë shoqërimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: