Studentët në Tiranë vazhdojnë protestën e tyre edhe në ditën e dytë përpara Ministrisë së Arsimit.
Një nga protestueset u shpreh se kështu si sot e meriton kryeministri Rama.
Protestuesja nënvizoi se e kanë djegur me tymuese. Ajo shtoi se do jenë në shesh deri në largimin e kreut të qeverisë. Kështu theksoi edhe një tjetër student.
Studenti: Na dogjën me tymuese. Nëse ata na gjuajnë, ne do përgjigjemi.
Studentja: Kjo është e vetmja mënyrë që të protestojmë. Ne protestuam në mënyrë paqësore, ndërsa kjo është mënyra sesi Rama e meriton.
Ne kemi qenë vetë prezentë, kur janë afruar policë që të na qëllojnë. Kështu do të vazhdojmë deri në dorëheqjen e Ramës.
