19-vjeçari Ledion Balla, i cili mbeti i dëmtuar mbrëmjen e kaluar gjatë protestës, pasi iu thye këmba pas dhunës policore, ka përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale në Spitalin e Traumës.

Sipas informacioneve nga spitali, Balla paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore pas ndërhyrjes.

I riu u dëmtua gjatë protestës së mbrëmshme, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, pasi u shty me forcë nga efektivët dhe tërhiqet zvarrë nga toka.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka pezulluar nga detyra 4 efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisar F. K, pas dhunës së ushtruar ndaj 19-vjeçarit.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit thekson se ka nisur hetimi disiplinor ndaj efektivëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb