Është përshkallëzuar protesta qytetare kundër qeverisë, e cila po mbahet tek Ministria e Arsimit.

Efektivët kanë ashpërsuar masat jo vetëm ndaj protestuesve, por edhe ndaj mediave.

Policët nuk kanë lejuar operatorin e News24 të filmojë, duke i bërë thirrje që të largohet.

Në vendngjarje janë dy autobotë, që pritet të përdoren nga policët, që duan të shpërndajnë studentët.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: