Marshimi i protestuesve drejt zonës së Parlamentit është përballur me një bllokadë të re nga forcat e sigurisë.

Teksa turma është nisur drejt destinacionit të ri, ajo është ndeshur me kordonin e policisë në hyrje të pedonales. Aty janë regjistruar përplasje të reja mes protestuesve dhe efektivëve të rendit.

Nën presionin e situatës, forcat e policisë kanë hedhur sërish gaz lotsjellës për të frenuar turmën, por pas përleshjeve dhe rezistencës së protestuesve, efektivët janë detyruar të tërhiqen nga pozicionet e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb