Trajneri i Egnatias, Nevil Dede dha mendimine tij para ndeshjes ndaj Mijdtjylland në Conference League.
“Ne nuk përfaqësojmë vetëm veten. Jam krenar që jam pjesë e Egnatias dhe drejtues i këtyre djemve. Po aq krenarë do të jenë nesër edhe shqiptarët, sepse Egnatia përfaqëson futbollin shqiptar në tërësi
“Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, përveç dëmtimit të Bakajokos, që na mërzit sa herë e mendojmë, pasi është një mungesë e gjatë. Fernando është gjithashtu pjesë e skuadrës. Nuk është në 100% të gjendjes së tij, por jam i bindur se do të jetë i gatshëm të na ndihmojë. Kemi edhe rikthimin e Bitrit, që e patë në Laç. Në tërësi, gjendja e grupit është e mirë”.
