Studentët dhe gjimnazistët vijojnë protestën masive në Tiranë. Protestuesit janë ndalur te Ministria e Infrastrukturës dhe kanë nisur të thyejnë xhamat e godinës, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.

Protesta është shoqëruar me bojkot të mësimit në disa shkolla të mesme dhe universitete të Tiranës. Studentët e gjimnazistët kanë lënë auditorët dhe klasat për t’iu bashkuar tubimit, ndërsa marshimi vijon në disa zona të kryeqytetit.

Protesta zhvillohen edhe në shkolla të tjera jashtë Tiranës, ku nxënësit po i bashkohen bojkotit të mësimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: