Shoqërimet e para kanë nisur në Korçë, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur në protestë që prej mëngjesit të sotëm. Gjatë tubimit janë shënuar përplasje mes të rinjve dhe policisë.

Në një video të publikuar nga protesta, shfaqet një drejtues policie së bashku me efektivë të tjerë, të cilët ndalojnë një protestues të mitur. Në ato momente, disa prej protestuesve të tjerë tentojnë të ndërhyjnë dhe të shtyjnë efektivët, me qëllim lirimin e të riut.

Megjithatë, i mituri kapet nga punonjësit e policisë dhe shoqërohet, në një moment që shoqërohet me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: