Një nga studentet shprehu pakënaqësinë e saj ndaj realitetit dhe qeverisjes.
Studentja tha se kjo qeveri duhet që të ikë, sepse e ka zhytur vendin në varfëri.
Ajo shtoi se nuk funksionon asgjë, duke shtuar se rinia duhet të dalë në shesh.
Studentja: Me thënë të drejtën kushtet janë skandaloze. Kemi dalë për të protestuar, se asgjë nuk është në vijën e duhur.
Unë dua shumë që të rri në Shqipëri, ndoshta nuk qëndroj më në vend. Unë u bëj thirrje të gjithëve që të vijnë në protestë.
