Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve, studentëve dhe prindërve për qetësi dhe shmangie të akteve të dhunës, në një kohë kur protestat vijojnë.
Përmes një deklarate publike, policia u kërkon të rinjve të distancohen nga situatat e rrezikshme dhe të mos përfshihen në veprime që mund të cenojnë sigurinë e tyre. Apeli u drejtohet edhe prindërve, ndërsa Policia e Shtetit njofton se efektivët janë të pranishme në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Në mesazhin e saj, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e incidenteve.
THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE
Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!
Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!
Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!
Një apel i veçantë për prindërit!
Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.
Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!
Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.
Ju lutemi, bashkëpunojmë!
