Një studente që po proteston para Parlamentit ka folur për mikrofonin e News24, në një prononcim për gazetarin Klevin Muka, ku ka kundërshtuar dhunën policore dhe ka deklaruar se të rinjtë nuk do të tërhiqen nga protesta.

“Thyeni dhe bëni çfarë të doni. Shqipëria është e jona. E vendos rinia se si do të jetë Shqipëria. Kemi duruar boll. Pesë muaj negociata, qetë, qetë, qetë. Këtë dhunë e ushtroi Rama. I kanë dhunuar barbarisht te Rruga e Durrësit, sot. Kush drejtues je ti? Je në krye të pushtetit nga populli. Dhuna policore nuk do të zmbrapsë asnjë. Që në fillim të protestës na kanë quajtur ekstremistë, serbë, grekë. Por, nëse ne jemi kështu, po ata që kanë vjedhur, çfarë janë?

Çdo vit ikin studentët. Turma nuk pyet dhe kjo është e pandalshme, çfarëdo lloj gjëje të thuhet. Ndoshta është thyer ndonjë biznes i vogël nga euforia. Ne nuk e kemi as me Policinë e Shtetit, edhe pse sot na ka dhunuar barbarisht. Por duhet të refuzojnë urdhrat e drejtuesve të tyre.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: