Një nga protestueset në bulevard nuk ishte as studente dhe as nxënëse.

Ajo është e moshuar dhe tha se ka dalë në protestë, për të ndryshuar situatën në vend.

E moshuara deklaroi se pensionistët janë në gjendje të rëndë. Shtoi se lufta nuk fitohet me lule.

Protestuesja: Lufta nuk fitohet vetëm me lule. Rinia bravo i qoftë që ka dalë dhe ne me rininë e kemi shpresën shumë të madhe.

Do të dal dhe do i bashkohemi rinisë. Pensionistët nuk dalin dot, sepse kanë pension tepër të ulët, janë në kushte skandaloze.

Unë kam dalë në pension dhe punoj prapë e na shfrytëzojnë në punë shumë ne pensionistëve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: