Kanë nisur shoqërimet e protestuesve në Durrës, pas përleshjeve me policinë pranë Drejtorisë së Policisë në qytet. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se 10 protestues janë shoqëruar, ndërsa 5 efektivë janë në spital.
Protesta është shoqëruar me tensione dhe akte dëmtimi.
Gjatë tubimit, protestuesit kanë djegur stola, kanë thyer xhama të disa institucioneve dhe kanë dëmtuar infrastrukturën rrugore.
