Protesta e studentëve kundër qeverisë së Edi Ramës po merr mbështetje edhe nga tifozët e futbollit shqiptar. Ultras Guerrils, grupimi i tifozëve të Partizanit, ka deklaruar publikisht mbështetjen për studentët, duke bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës deri në fund.
Përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, tifozët e kuq kanë shprehur solidaritetin me protestuesit, duke përdorur një thirrje që përcjell vendosmërinë e tyre për të mos u tërhequr nga kjo nismë.
“Guerrilsat janë studenta, Guerrilsat janë me studentat, Guerrilsat janë shqiptarë”- shkruhet në Instastory. Kujtojmë që dje në protestë kishte edhe një tifogrup i Tiranës.

