Protestës së të rinjve i janë bashkuar edhe nxënës në Lezhë, ku një grup gjimnazistësh, kryesisht nga shkolla “Hydajet Lezha”, kanë lënë mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit për të protestuar.
Ndërkohë, në Lezhë është shtuar prania e policisë, me efektivë të vendosur pranë institucioneve kryesore për të monitoruar situatën dhe për të garantuar rendin. në një moment, ka pasur edhe përleshje mes policisë dhe gjimnazistëve.
Edhe në Fier pritet të zhvillohet një protestë. Forcat e policisë janë pozicionuar në sheshin qendror të qytetit, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.
Sipas informacioneve paraprake, një pjesë e gjimnazistëve janë paraqitur në shkollë pa çanta, në një lëvizje që lidhet me protestën e paralajmëruar.
Mësimin e kanë bojkotuar edhe nxënësit në Kamëz, që pritet të nisen drejt Tiranës.
