Një debat u zhvillua pranë ambienteve të gjimnazit Partizani mes drejtorit të Policisë së Tiranës Oliger Torba dhe gazetarit Klevin Muka.
Torba u përplas verbalisht edhe me gazetarin, duke i thënë atij se “duhet të shikojë punën e tij”.
Ndërsa, përgjigja e gazetarit Muka ishte se askush s’mund t’ja tregojë punën që bën.
Drejtori i Policisë u përplas verbalisht edhe me një qytetar, duke i thënë atij se ishte brenda perimetrit të sigurisë.
Prindi: Do të rri në shkollë këtu.
Drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba: Si quhesh? Sepse dukesh shumë i interesuar që të afrohesh pranë shkollave? Si quhesh?
Prindi: Edhe në trotuar nuk lejohet të qëndrosh?
Oliger Torba: Po patjetër, gjithë trotuari këtu. S’kam nevojë të jap shumë shpjegime. Vazhdo te puna jote.
Klevin Muka: Po kush je të më tregosh punën mua mor zotëri?
Oliger Torba: Të lutem, rri aty. Dua që të kem informacion për këdo që rri pranë shkollës.
Në gjimnazin Partizani, vetëm 2 klasa vazhdojnë mësimin. Pjesa tjetër e nxënësve e kanë bojkotuar mësimin dhe mësohet se kanë shkuar në protestë.
