Një gjyshe, e cila është e pranishme në protestën qytetare kundër qeverisë në Korçë ka shpërthyer në kritika ndaj qeverisë.
Gjyshja u shpreh se është një turp për policinë, që po thyen kockat e fëmijëve të vegjël.
Ajo shton se policët nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama janë si vandalët e Sadam Hyseinit.
Gjyshja: Mbesat i kam në gurbet dhe jetojnë më së miri. Unë kam dalë për Shqipërinë, jo për Ramën. Ata policë nuk janë policë, por janë si vandalë të Sadam Huseinit. Turp të ketë Rama. Edi Rama nuk ikën pa e larë Shqipërinë me gjak. Ku janë fëmijët e këtyre prindërve që po rrihen?
Ku janë shqiptarët. Ta djegin Ramën me gjithë shokët, se e prishi arsimin, shëndetësinë, AKSHI u bë skandal, e prishi Shqipërinë. Ku është Vlora Hyseni apo Ergys Agasi. E copëtoi Shqipërinë, rinia të ecë përpara se kjo rini do e bëjë Shqipërinë.
