Protesta e studentëve dhe të rinjve në Vlorë vijon përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, ndërsa protestuesit u kanë bërë thirrje edhe nxënësve të gjimnazit “Ali Demi” që t’u bashkohen tubimeve kundër qeverisë.

Gjatë marshimit, studentët janë ndalur pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Ali Demi”, ku u kanë kërkuar nxënësve të lënë përkohësisht mësimin dhe të bëhen pjesë e protestës. Megjithatë, prania e forcave të policisë nuk ka lejuar hyrjen e protestuesve në ambientet e shkollës.

Pas ndalesës pranë gjimnazit, marshimi i studentëve dhe të rinjve ka vijuar në drejtim të Bashkisë së Vlorës, ku pritet të vazhdojnë protestën e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: