Në ditën e katërt të protestës studentore në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë, News24 si në çdo ngjarje të madhe, vijon të jetë në qendër të vëmendjes së publikut, duke përcjellë gjithçka ndodh në kohë reale, me profesionalizëm, transparencë dhe raportim të drejtpërdrejtë nga terreni.

Prej minutave të para të protestës, News24 ka qenë pranë qytetarëve, studentëve dhe zhvillimeve kryesore, përmes një transmetimi maratonë që fillon nga orët e para të mëngjesit e vijon deri në mbrëmje. Gazetarët dhe operatorët e televizionit, edhe në kushte të vështira pune, vijojnë të sjellin pamje dhe dëshmi nga terreni, duke u dhënë zë ngjarjeve dhe protagonistëve të tyre.

Interesi i publikut për News24 është reflektuar në shifrat e audiencës në ekran, por edhe në platformat dixhitale.

Sipas statistikave, News24 mbetet televizioni më i ndjekur në çdo shtëpi dhe ambient publik gjatë gjithë ditës.

News24
News24

Po ashtu, transmetimi i drejtpërdrejtë në YouTube ndiqet nga mbi 15 mijë persona njëkohësisht, ndërsa videot dhe transmetimet e publikuara gjatë ditës kanë regjistruar rreth 1 milion shikime.

15
15
333
333

Edhe rrjetet sociale kanë shënuar një rritje të ndjeshme të interesit. Në vetëm 3 ditë, News24 ka fituar rreth 7 mijë ndjekës të rinj, ndërsa videot e publikuara në Instagram kanë arritur deri në 7 milionë shikime.

Iii2
Iii2
Iii 3
Iii 3

Këto shifra dëshmojnë interesin e lartë të publikut për të ndjekur zhvillimet e protestës përmes ekranit dhe platformave online të News24, në një moment kur informacioni i shpejtë dhe raportimi nga terreni janë veçanërisht të rëndësishëm.

Edhe vetë protagonistët e protestës e falenderojnë vazhdimisht televizionin tonë për pasqyrimin e zhvillimeve me vërtetësi.

Me një mbulim të pandërprerë dhe praninë e ekipeve në terren, News24 vijon misionin e tij informues, duke sjellë zhvillimet nga Tirana dhe qytetet e tjera të vendit, si dhe duke u ofruar qytetarëve mundësinë për t’i ndjekur ato në kohë reale, përmes televizionit, YouTube-it, agjencise se lajmeve Balkanweb, gazetës Panorama dhe rrjeteve sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb