Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka zhvilluar një bisedë me protestuesit, duke deklaruar se do të verifikohen pamjet filmike dhe do të merren masa ndaj efektivëve që kanë hedhur gurë gjatë protestës.
Ai tha se edhe djalin e vetë e ka në protestë.
“Nuk është e ligjshme që policia ka hedhur gurë. Do të shikohen filmimet dhe do të merren masa. Jam komandanti i FNSH-së, jap përgjigje vetëm për këto forca. Ju eci mbarë! Edhe unë kam djalin në protestë. Më lini të bëj detyrën! Do të ushqehet familja, do të zbatohet ligji, do të mbrohet shteti”, u shpreh ai gjatë bisedës me protestuesit.
