Në qytetin e Korçës janë regjistruar momente tensioni dhe përplasjesh gjatë një proteste. Sipas pamjeve dhe të dhënave nga terreni, efektivët e policisë kanë kryer shoqërime të dhunshme të qytetarëve, duke përfshirë edhe të mitur.
Gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit dhe futjes së personave të shoqëruar në furgonin e policisë, një avokat ka ndërhyrë fuqishëm për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve. Ai i është drejtuar efektivëve të policisë duke u bërë thirrje të ndalin dhunën:
“Po merrni fëmijët! Lerini të protestojnë!”
Situata ka mbetur e tensionuar në zonë, ndërsa qytetarët dhe mbështetësit e pranishëm kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar gjatë protestës.
