Studentët kërkojnë ndryshim dhe jo dhunë. Në ditën e katërt të protestës, një prej studenteve u bën thirrje mediave dhe personave që informojnë përmes rrjeteve sociale të tregojnë përgjegjësi, të verifikojnë informacionet përpara publikimit dhe të mos përhapin panik te qytetarët.

Ajo rrëfen se lajmet dhe mesazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale kanë krijuar shqetësim edhe në familjet e studentëve, duke sjellë frikën e përsëritjes së ngjarjeve të vitit 1997.

Studentja kërkon që informacioni duhet të konfirmohet përpara se të shpërndahet, edhe nëse publikohet më vonë, por i verifikuar.

Studentja u drejton gjithashtu një apel vajzave që t’i bashkohen protestës, duke theksuar rëndësinë e pranisë së tyre dhe të solidaritetit mes protestuesve. Ajo shpreh bindjen se pjesëmarrja e vajzave mund të kontribuojë në një protestë paqësore dhe në mbështetjen e njëri-tjetrit.

Mesazhi i saj është i qartë, protesta duhet të jetë një zë për ndryshimin, jo një shkak për frikë dhe dhunë. Informimi i përgjegjshëm dhe pjesëmarrja qytetare, sipas saj, janë thelbësore që kërkesat e studentëve të dëgjohen.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb