Një mesazh pro rinisë vjen nga protesta para Ministrisë së Shëndetësisë.
“Lëreni rininë të protestojë! Ju largohuni, Rama të largohet! Lëreni rininë të vendosë, mos e gjakosni. Unë jam pro rinisë. Këtu do të vdes!”, u shpreh një i moshuar gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit.
Ai tha se nuk e kishte problem gazin lotsjellës, pasi ishte mësuar me të gjatë viteve kur kishte punuar në minierë.
