Situata para Ministrisë së Arsimit ka kaluar në një tjetër valë të re dhune dhe përplasjesh të ashpra mes policisë dhe protestuesve.

Efektivët e policisë kanë nisur sërish ndërhyrjen me forcë, ku një qytetar është arrestuar duke u zvarritur në tokë dhe është marrë i pranishëm nga një grup i madh efektivesh. Kjo skenë ka shkaktuar reagim të menjëhershëm dhe revoltë te qytetarët e pranishëm, të cilët i janë vënë pas policisë në përpjekje për të ndaluar shoqërimin dhe për të liruar protestuesin.

Për të zmbrapsur turmën e qytetarëve që po i ndiqnin, forcat e policisë kanë hedhur spraj me piper drejt tyre.

Kjo ndërhyrje vjen pas një sërë përplasjesh radhazi gjatë ditës, ku janë përdorur edhe ujë me presion, gaz lotsjellës dhe janë kryer shoqërime me forcë të të rinjve, ndërkohë që në terren studente vullnetare po vijojnë t’u ofrojnë ndihmën e parë të dëmtuarve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb