Pas valëve të dhunës, përdorimit të ujit me presion dhe hedhjes së gazit lotsjellës nga forcat e rendit, situata para Ministrisë së Arsimit ka marrë një trajtë të re qëndrese paqësore por të tensionuar.

Të rinjtë dhe protestuesit e pranishëm janë ulur në tokë dhe kanë qëndruar në këmbë rreth e rrotull, duke bllokuar rrugën përballë një autoboti të ujit dhe trupave të shumta të policisë.

Përmes thirrjeve të njëzëshme, ata i janë drejtuar efektivëve të policisë me mesazhin:

“Polici këtu na ke, shiko krimin e jo ne!”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb