Këngëtarja Ledina Çelo ka dalë në mbështetje të studentëve, të cilët protestojnë prej katër ditësh duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa kanë sulmuar Kryeministrinë dhe institucione të tjera në shenjë revolte.
Ajo ka publikuar fotomontazh me imazhet e dy të rinjve, Klevi Metaj dhe Samanta Toçka, të cilët u bënë simbol të protestës, dhe të kryeministrit Edi Rama, në shenjë simbolike se do të mposhtet nga studentët.

Klevi Metaj u bë viral pas pamjeve ku ai shihej duke u përballur fizikisht me 6 efektivë gjatë protestës pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërsa Samanta Toçka mori vëmendjen për mesazhin që dha një ditë më parë, teksa theksonte se studentët u revoltuan pasi nuk i dëgjoi njeri.
