Një moment i pazakontë është regjistruar pak më parë para Kryeministrisë.
Ndërkohë që efektivët e policisë janë vendosur në gardh para godinës, një i ri duke pasur me vete edhe foshnjën e tij, është ngjitur në shkallët e Kryeministrisë.
View this post on Instagram
Situata momentalisht është e qetë, ndërkohë që personi që është ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, duket që u flet efektivëve.
Fakti që ai ka me vete vajzën e tij të mitur, ka ndikuar që efektivët të mos ndërhyjnë për të mos e lejuar të riun të ngjitej në shkallë.
