Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me protestat që kanë shpërthyer në vend, pas një pyetjeje të drejtuar nga “News 24”.
Në qëndrimin e saj, ambasada u bën thirrje qytetarëve që marrin pjesë në protesta të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore.
“Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protesta të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Aktet e dhunshme nuk janë pjesë e angazhimit qytetar”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane.
Qëndrimi vjen në një moment kur protestat në vend kanë tërhequr vëmendjen publike, ndërsa ambasada thekson rëndësinë e respektimit të ligjit dhe të ushtrimit paqësor të së drejtës për protestë.
