Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” në News24, Ilir Kulla komentoi zhvillimet e fundit të protestës së studentëve në Tiranë, duke kritikuar ndërhyrjen e forcave të policisë dhe dhunën e përdorur ndaj të rinjve.

Kulla e cilësoi të palogjikshme daljen e forcave speciale dhe të FNSH-së pas hedhjes së disa gurëve, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po menaxhohet situata nga autoritetet.

Ai kujtoi se, sipas tij, zhvillimet e fundit nisën me dërgimin e forcave të FNSH-së pranë Ministrisë së Arsimit, në një moment kur numri i protestuesve ishte i vogël.

Në vijim, Kulla paralajmëroi për pasojat që mund të ketë humbja e kontrollit të situatës, duke theksuar rëndësinë e autoritetit të ligjit dhe besimit te institucionet.

“Dalja e repartit Special , si FNSH sepse u hodhën disa gurë është e palogjikshme. Ka një lloj reagimi kafshëror. Nuk e di nëse eprorët kanë marrë masa. Të gjithë këta njerëzit harrojnë që kjo histori filloi nga dërgimi i FNSH te Ministria e Arsimit, sepse në fillim ishin pak veta. Dhe mirë që ndodhi në fillim, por tani për çfarë po e bëjnë? Një vend del jashtë kontrollit është në këtë formë. Sepse ajo që mban shtetin në këmbë është fryma dhe autoritetin e ligjit dhe kur këto të dyja kanë ikur nuk ke çfarë të bësh”, tha Kulla.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb