Një tjetër protestues, gjatë tubimit para Ministrisë së Arsimit, ka kërkuar ndëshkimin e efektivit të policisë që, sipas tij, përplasi një të ri në tokë gjatë protestave.

Protestuesi iu drejtua forcave të rendit me tone të ashpra, duke i akuzuar se po ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve, ndërsa mbrojnë personat që ai i cilësoi si hajdutë.

“Duhet të dënohet polici që përplasi të riun në tokë. Mos na dhunoni fëmijët, mos i prekni. Po mbroni hajdutët”, u shpreh protestuesi.

Kujtojmë se prej 5 ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: