Dashi
Sot Hëna është paksa nervoze dhe krijon aspekte të veçanta me Saturnin dhe Neptunin. Është një ditë e trazuar ku mund të përfshiheni në ndonjë debat. Keni një natyrë provokuese dhe dëshironi t’i hiqni maskën dikujt që nuk po luan pastër, por yjet këshillojnë kujdes dhe maturi, sidomos në marrëdhëniet e brishta.
Demi
Ditë pozitive, edhe pse duhet të menaxhoni disa tensione specifike. Hëna mike ju fton të ndryshoni ambient, qoftë edhe me një shëtitje të thjeshtë në një lagje që nuk e vizitoni shpesh. Nga ana tjetër, Afërdita në pozicion të kundërt mund të sjellë vështirësi për t’u koordinuar me oraret e të tjerëve.
Binjakët
Pas disa ditësh intensive dhe me vrap, trupi juaj po kërkon një ritëm tjetër. Marsi ju jep energji për lëvizje, por Saturni ju fton të tregoni masë. Zgjidhni një aktivitet të lehtë ose ecje dhe kushtojani pasditen diçkaje që ju argëton vërtet. Urani në shenjë ju premton sharm dhe momente të bukura sociale.
Gaforrja
Hëna në opozitë ju bën paksa nervozë dhe sjell disa rishikime të së kaluarës apo mendime të dyta. Megjithatë, mbani mend se keni rigjetur një stabilitet të madh pas vështirësive që mund të keni kaluar gjatë pranverës apo verës. Marsi ju favorizon në sferën sociale. Për sa i përket mirëqenies, sot do të ndiheni më mirë duke u çlodhur në qetësinë e shtëpisë.
Luani
Përqendrohuni maksimalisht te gjërat që duhet të bëni sot. Ju pëlqen të viheni në lojë dhe të sfidoni veten. Afërdita mund të jetë paksa “armiqësore” sot, duke sjellë ndonjë melankoli kalimtare apo paqartësi të vogla të përditshme, veçanërisht për të lindurit e korrikut. Prisni disa ditë për t’u rikthyer plotësisht vitalë.
Virgjëresha
Ju jeni shenja më e favorshme e ditës! Hëna është në aspekt të shkëlqyer dhe ju mbështet. Mos kini frikë të vini në jetë projektet që keni në mendje. Kjo fundjavë pritet të jetë intrigues, ku elementi më i bukur do të jetë dashuria dhe rigjetja e ndjenjave. Kushdo që ka pasur probleme në punë, do të gjejë një mbështetje të madhe te njeriu i zemrës.
Peshorja
Sot ndihet një lloj trazimi apo agjitacioni i brendshëm që ka nisur që mbrëmë. Për shkak të disa vonesave planetare, mund të realizoni më pak nga sa kishit planifikuar, ndaj ruani qetësinë. Ndonjëherë programet e improvizuara sjellin më shumë kënaqësi. Një këshillë estetike, bëni kujdes me veshjen sot dhe shmangni ngjyrën e zezë.
Akrepi
Kjo është një ditë shumë aktive dhe plot grintë, e ndihmuar nga Afërdita dhe Hëna në pozicione mjaft të mira. Kjo fundjavë mund të sjellë një pëshpërimë të madhe dashurie për çiftet që duhen. Është momenti të bëni përpara me propozimet tuaja dhe të kërkoni vlerësimin që meritoni në punë.
Shigjetari
Keni një ndikim të rëndësishëm të Marsit dhe Jupiterit. Nëse i vendosni me ekuilibër punët dhe biznesin, do të keni rendiment maksimal dhe rritje të të ardhurave falë kreativitetit tuaj. Në çift, është dita e duhur për të folur për të kaluarën, për të riparuar gabimet dhe për të ndërtuar urat e së ardhmes.
Bricjapi
Hëna ndodhet pikërisht në shenjën tuaj dhe ju sjell një urtësi të madhe. Iniciativat që ju duken të drejta duhen ndjekur pa hezitim. Keni një dëshirë të fortë për t’u çliruar nga një peshë ose një situatë që ju ka munduar. Ndikimi i Afërditës i jep Hënës në shenjën tuaj atë ëmbëlsi që ndonjëherë ju mungon.
Ujori
Hëna do të bëhet aktive për shenjën tuaj duke filluar nga dita e nesërme. Megjithatë, yjet tregojnë se pikërisht tani është momenti i duhur për të bërë një zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen tuaj. Analizoni mirë hapat që keni hedhur deri tani dhe përgatituni për të ndryshuar marsh nga nesër, pasi periudha kërkon vendosmëri.
Peshqit
Qielli ju sjell një Hënë shumë interesante dhe disa surpriza të këndshme. Afërdita ju favorizon në dashuri dhe Mërkuri ndihmon njohjet e reja. Mos u mbyllni në shtëpi dhe mos jetoni me kujtimet e së kaluarës. Edhe pse realizimi i projekteve mund të mos jetë i menjëhershëm, aktivizohuni sepse frymëzimi nuk ju mungon dhe sot jeni të favorizuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb