Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pasi policia qëlloi sot mbi protestuesit përpara ministrisë së Arsimit me plumba gome.
Sipas Shehajt, kjo po bëhet me urdhër të kryeministrit Edi Rama i cili ka vetëm një qëllim, të ndalë largimin e tij nga pushteti, një kërkesë e protestuesve që prej ditës së parë të revoltës.
“Edi Rama ka dhënë urdhër që të qëllohet mbi protestuesit, mbi studentët, mbi të rinjtë. Shikojini pamjet se si po gjuajnë. Po gjuajnë me plumba protestuesit. Do që të ndalë ndryshimin me çdo kusht”, shprehet Shehaj.
Sipas kreut të Mundësia, qëndrimi i Ramës në pushtet i ka ditët e numëruara, ndërsa i kërkon të japë dorëheqjen dhe të mbajë përgjegjësi për aktet e dhunës ndaj të rinjve.
“Edi Rama i ka ditët e numëruara. Duhet të largohet sa më shpejt. Nuk mund të qëllojnë mbi protestuesit, nuk mund të qëllojnë mbi rininë. Rinia është e ardhmja. Ndryshimi ka filluar dhe Edi Rama nuk e ndal dot. Jep dorëheqjen.
Do të mbash përgjegjësi ti, policët që po dhunojnë protestuesit dhe kushdo tjetër që ti po përdor për të mbajtur pushtetin”, shprehet Shehaj në video-mesazhin në rrjetet sociale.
REAGIMI I PLOTE I AGRON SHEHAJT
Edi Rama ka dhënë urdhër që të qëllohet mbi protestuesit, mbi studentët, mbi të rinjtë.
Shikojini pamjet se si po gjuajnë.
Po gjuajnë me plumba protestuesit.
Do që të ndalë ndryshimin me çdo kusht.
Edi Rama i ka ditët e numëruara.
Duhet të largohet sa më shpejt.
Nuk mund të qëllojnë mbi protestuesit, nuk mund të qëllojnë mbi rininë.
Rinia është e ardhmja.
Ndryshimi ka filluar dhe Edi Rama nuk e ndal dot.
Jep dorëheqjen.
Do të mbash përgjegjësi ti, policët që po dhunojnë protestuesit dhe kushdo tjetër që ti po përdor për të mbajtur pushtetin.
Do të mbani përgjegjësi.
