Shumë mesazhe vijnë në redaksinë tonë, ku qytetarët shprehin revoltën e tyre për sjelljen e qeverisë dhe kryeministrit. Një prej tyre rikthen në vëmendje një nga ngjarjet më të rënda të historisë politike shqiptare, 21 Janarin 2011, kur gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë u vranë katër protestues.
“21 Janari ndodhi për bllokun e Ilir Metës dhe u vranë katër persona në protestë kundër qeverisë. Rama e mori Metën në koalicion, ndërsa atë që dha urdhrin për vrasje e bëri deputet”, shkruan qytetari në mesazhin e tij për redaksinë.
Sipas tij, pikërisht këtu qëndron një nga kontradiktat më të mëdha të politikës shqiptare, përgjegjësia e kërkuar për 21 Janarin dhe marrëveshjet politike që u bënë më pas, në emër të pushtetit.
Në mesazh ngrihen pikëpyetje për vendimet dhe aleancat e Edi Ramës, duke argumentuar se interesat politike dhe ruajtja e pushtetit kanë lënë në hije kërkesën për drejtësi për katër viktimat e 21 Janarit.
Sot, ndërsa studentët protestojnë dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës, qytetari shtron edhe një tjetër pyetje: A po përdoren debatet për dëmet materiale, pronat e dëmtuara dhe përmendja e faktorëve të huaj për të zhvendosur vëmendjen nga kërkesat e protestuesve?
Për qytetarin, shqetësimi është që përplasjet politike të mos kthehen në një përpjekje për ta vënë opinionin publik kundër studentëve, në vend që të dëgjohen kërkesat e tyre, sepse Rama është gati të kthejë, 21 janarin tani nga një pozicion tjetër.
