Një qytetar nga Skocia në një prononcim për News24 ka dhënë një deklaratë të pazakontë.
Ai u shpreh se ka ardhur prej 3 ditësh në Shqipëri për protestën në Tiranë.
Shtetasi i huaj deklaroi se qeveria duhet të bjerë, korrupsioni duhet të zhduket dhe se njerëzit duhet të fitojnë.
Skocezi: Qeveria duhet të bjerë, qytetarët duhet të triumfojnë. Korrupsioni duhet të zhduket.
Dua të çliroj Shqipërinë nga korrupsioni, ka tre ditë që kam ardhur vetëm për protestën. Studentët dhe qytetarët do të fitojnë.
