Incidentet nuk ndalen në protestën e gjashtë të studentëve kundër qeverisë.

Një i tillë sapo ka ndodhur, teksa një protestuese nuk është ndjerë mirë dhe ka rënë përtokë.

Menjëherë është thirrur ambulanca, për të arritur në vendngjarje dhe për të dhënë ndihmën e parë mjekësore.

Ajo që është më skandaloze është fakti, që pavarësisht se një protestueseje i ka rënë të fikët, sërish është hedhur gaz lotsjellës në drejtim të turmës, ku ndodhej edhe gruaja.

Policia hodhi gaz lotsjellës masiv për të shpërndarë protestuesit. Por këta të fundit, ende janë në bulevard dhe vazhdojnë rebelimin ndaj qeverisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb