Protestuesit janë bërë sërish “zotër” të Bulevardit Dëshmorët e Kombit. Ata kanë thirrur në kor “Dorëheqje, dorëheqje”.

Vazhdohet që të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Në Bulevard dëgjohen shpërthime molotovësh, që hidhen nga protestuesit.

Edhe pse policia hedh pa fund sasi të madhe gazi lotsjellës, qytetarët nuk e ndalin revoltën e tyre.

Policia ka nisur që të përdorë plumba gome. Ndërkohë te Kryeministria ka mbërritur sërish RENEA dhe ka marrë kontrollin e perimetrit.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: