Një ditë e mbushur me shumë ngjarja ka qenë kjo e sotmja, më 18 tetor 2026.
Protestuesit u përleshën ashpër me Policinë, ku kulmuan përplasjet në zonën e Bulevardit Dëshmorët e Kombit, por edhe në institucionet kryesore të vendit.
Studentët e gjimnazistët, por edhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ata shprehen se kërkesa për dorëheqjen e kreut të qeverisë është e panegociueshme.
Pritet që edhe nesër të jetë një ditë e gjatë, teksa protesta studentore kundër qeverisë nuk ndalet.
